Platforma qytetare pėr paqe dhe stabilitet

ANALIZA DHE MONITORIMI I PROGRAMIT TĖ QEVERISĖ NĖ 100 DITĖT E PARA

REZYME

 

Qeveria e re e Republikės sė Maqedonisė qė nė fazėn e konstituimit tė vet u ballafaqua me njė trashėgimi tė vėshtirė. Pa gjendjen e stabilizuar tė sigurisė nė vend, me fonde shtėtėrore tė shtėrura, me kriminalitetitn e organizuar dhe korrupcionin nė rritje tė pėrhershme, me dhjetra mijė punėtorė qė presin ndihmė, me kanosje pėr greva tė pėrgjithshme, nėn shtypjen e varfėrimit gjithnjė e mė tė madh, protestat e tė ashtuquajturve “luanė”, mbrojtės dhe nė pėrgjithėsi tė pėrbėrjes rezervė tė obliguesve ushtarakė dhe policėve, si dhe me njė varg ēėshtjesh tė pazgjedhura qė kanė tė bėjnė me tė zhvendosurit. Njėkohėsisht pritnin pėr implementim, Marrėveshja e Ohrit, regjistrimi i popullatės, vijonte harmonizimi i aranzhmaneve me FMN-nė si dhe detyra tė tjera me karakter strategjik.

Nė kėtė aspekt edhe pse periudha prej 100 ditėve ėshtė e shkurtėr pėr marrjen e masave qė do tė nxisin ndryshime radikale nė vend, Qeveria e re prap se prap ofroi tregues konkretė pėr tė shqyrtuar shkallėn e realizimit tė premtimeve parazgjedhore e me vetė kėtė edhe mjaft indikatorė pėr vlerėsimin e punės sė saj tė deritashme.

 

  1. Prioritetet e qytetarėve dhe programi i Qeverisė

 

Pjesa mė e madhe e prioriteteve tė qytetarėve tė dhėna nė “Platformėn qytetare pėr paqe dhe stabilitet” janė pėrfshirė nė angazhimet e Qeverisė duke gjetur nė to operacionalizimin adekuat. Nė mungesė tė programit tė sjellur tė Qeverisė, ky vlerėsim i pėrgjithshėm i referohet ekspozesė sė kryeministrit, atėherė nė cilėsinė e mandatarit, tė paraqitur para Kuvendit tė Republikės sė Maqedonisė.

Para sė gjithash theksohen pėrcaktimi i fuqishėm pėr zbatimin konsekuent tė Kushtetutės dhe ligjeve nė mbarė territorin e vendit, insistimi pėr implementimin e plotė tė obligimeve nga Marrėveshja e Ohrit, lufta e paralajmėruar e pakompromis kundėr kriminalitetit tė organizuar dhe korrupcionit si dhe pėrcaktimi pėr uljen e varfėrisė dhe papunėsisė.

Ndėrkaq, njė pjesė e prioriteteve tė “Platformės qytetare pėr paqe dhe stabilitet” – zhvillimi i vetadministrimit vendor dhe demokracia pėr shembull, nuk janė vėnė nė pah nė mėnyrė eksplicite si angazhime tė Qeverisė sė re, kurse pjesa tjetėr – integrimin me Union e Evropės dhe NATO-n janė vėnė nė mėnyrė mė tepėr deklarative.

Nga ana tjetėr, fakti qė edhe pas skadimit tė 100 ditėve tė para nga formimi i Qeverisė sė re, nuk ėshtė sjellė program pėr punėn e saj, flet nė njėfarė mėnyre se ajo pėr shumė ēėshtje nuk ka strategji tė qartė pėr veprimin e vet.

 

  1. Programi qeveritar dhe premtimet parazgjedhore

 

Nė mungesė tė programit tė miratuar tė Qeverisė, referencė e vetme pėr krahasimin e saj me programet e partive tė koalicionit nė pushtet, paraqet ekspozeja e kryeministrit. Nė kėtė kuptim, edhe pse programet e partive nė pushtet nuk janė tė harmonizuara midis veti deri nė fund, ato nė njė masė tė madhe reflektohen nė ekspozenė e kryeministrit tė paraqitur para Kuvendit tė Republikės sė Maqedonisė.

Programet e partive politike qė e pėrbėjnė Qeverinė e re tė koalicionit janė kompatibile sa u takon angazhimeve pėr funksionimin e shtetit juridik, zhvillimin ekonomik dhe ballafaqimin me problemet sociale. Sė kėndejmi edhe nė pėrcaktimet deklarative tė Qeverisė nuk ka mėnjanime tė mėdha lidhur me pėrmbajtjen e asaj qė ėshtė ofruar para zgjedhjeve.

Megjithatė, partnerėt konstituivė tė Qeverisė sė re pėr situata tė caktuara kanė pikpamje qė dallohen, mė sė paku sipas prioriteteve. Njė prej tyre ėshtė ēėshtja e paqes dhe sigurisė nė vend. Kurse, LSDM-ja dhe PLD-ja nė programet e veta janė tė koncetruara nė kthimin e kontrollit nė mbarė territorin duke pėrfshirė funksionimin e shtetit juridik. BDI-ja fokusohet nė pėrbėrjen e forcave tė sigurimit qė nuk e pasqyron kompozicionin etnik tė popullatės.

 

  1. 100 ditėt e para

 

Sipas vlerėsimeve jo tė ndara, gjatė 100 ditėve tė kaluara, Qeveria rezultate mė tė mira tregoi nė luftėn kundėr kriminalitetit tė organizuar dhe korrupcionit. Zbulimi dhe zhdukja e tregtisė jolegale me njerėz, armė dhe narkotikė si dhe kontrolli i pėrforcuar dhe revizionet nė proceset e privatizimit qė rezultuan me ngritjen e njė numri tė madh procedurash, janė ilustrim i kėtij angazhimi.

Pa mėdyshje aktivitetet e kėtilla tė Qeverisė duhet tė vazhdojnė. Ndrkaq, duhet vėmėndje t'i kushtohet selektimit tė mundshėm tė personave kundėr tė cilėve do tė ngriten procedura hetimi. Procedura nuk duhet tė kufizohet as nė mėnyrė kohore, nė kuptim tė ndėrmarrjes sė veprimeve dhe pėr vepra tė kryera para 1998, e as sipas pėrkatėsisė etnike apo partiake tė tė dyshimtėve.

Qeveria tregoi disa mangėsi madje edhe anashkalime nga ajo qė u proklamua, nė 100 ditėt e para nė sferėn ekonomike-sociale. Ajo nė tė vėrtetė nuk ndėrtoi strategjinė e vet pėr uljen e varfėrisė dhe tė papunėsisė e as siguroi njė qasje tė gjithmbarshme nė zgjidhjen e kėtij problemi. Ilustrim mė flagrant tė kėsaj dukurie paraqet kontraktimi i aranzhmaneve me FMN-nė dhe mėnjanimi i njė grupi tė madh prodhimesh nga shkalla e pėrgjithshme koncesuale e TVSH-sė. Kjo ėshtė vlerėsuar si atakim i drejtpėrdrejt ndaj qytetarėve tė Maqedonisė me standard tė ulėt jetėsor qė ėshtė nė kundėrshtim me premtim parazgjedhor pėr uljen e varfėrisė.

Nė 100 ditėt e para tė punės sė Qeverisė, gjendja e sigurisė ėshtė kualifikuar si jostabile, e brishtė apo relativisht stabile, kurse aktivitetet armiqėsore janė rikualifikuar nė aktivitete kriminele. Edhe pėrkundėr kėsaj, situata e sigurisė nė vend nuk ėshtė nė nivel tė kėnaqshėm. Kjo ėshtė larg shpresės dhe vullnetit tė qytetarėve edhe pėrkundėr dallimit cilėsor midis Qeverisė sė re dhe tė mėparshmes nė qasjen drejt shqyrtimit tė problemeve nga sfera e paqes dhe sigurisė.

Kur bėhet fjalė pėr afrimin drejt UE-sė dhe NATO-s, duhet tė theksohet se nuk bėhet fjalė pėr afrim qė mund ta zbatojė apo deklarojė vetėm njė anėtar i cilėsdo partie. Integrimi drejt strukturave euro-atlantike ėshtė punė dhe strategji nė tė gjitha sferat e jetės shoqėrore me ē'rast pėr proceset e aproksimimit tė legjislaturės nevojitet kuptimi i drejtė i pritjeve evropiane.

Mbetet qė nė periudhėn e ardhshme, vėmendje shumė e madhe t'i kushtohet edhe procesit tė decentralizimit, gjegjėsisht vetadministrimit vendor.

Pėrfundimisht, vėrrehet se nė 100 ditėt e kaluara, Qeveria nuk tregoi rezultate shumė tė mira lidhur me ēėshtjen e departizimit dhe depolitizimit tė organeve tė administrimit shtetėror duke pėrfshirė edhe ballafaqimin me nepotizmin. Janė tė shumta shembujt e lėnies pas dore tė cilėsive dhe mundėsive profesionale tė shumė njerėzve pėr tė udhėhequr pėrkundėr zgjedhjes sipas pėrkatėsisė decide nė disa parti politike. Pėrgjithėsisht, nevojitet njė analizė paralele kritike dhe konstruktive, orientimi drejt planifikimit strategjik, pėrkundėr kalkulimit ditor si dhe respektimi i asaj qė kanė bėrė gjeneratat e mėparshme politike pa marrė parasysh se sa e paktė ėshtė ajo.